Rasti “Parcelat në Vodno”, Samsonenko: 10 mijë metra katrorë tokë i bleva nga Kamçevi

Maqedonia

Rasti “Parcelat në Vodno”, Samsonenko: 10 mijë metra katrorë tokë i bleva nga Kamçevi

Më: 22 mars 2022 Në ora: 13:04
Foto ilustrim

Biznesmeni dhe konsulli nderi i Rusisë në Manastir, Sergey Samsonenko sot dëshmoi në Gjykatën Penale për rastin “Parcelat në Vodno”.

Ai konfirmon se përmes kompanisë së tij “Live Kare Center” e ka blerë ligjërisht tokën prej rreth 10 mijë metra katrorë në Vodno nga biznesmeni Orce Kamçev.

“Kamçevi ma sugjeroi këtë komplot, ne u morëm vesh në 2017 ose 2018. Kam paguar 110 milionë denarë. Nuk ka ende rrugë, ka bllokadë, unë po e vuaj dëmin nga bllokada. Nuk mund ta shes apo ta jap me qira”, tha Samsonenko, i cili me propozim të Kamçevit sot dëshmoi në gjykatë.

Sipas dëshmisë së tij, biznesmeni tani është në humbje pasi me paratë që ka blerë tokën, siç thotë ai, “mund të jetonte rehat 15-20 vite në pension”.

Rastin e trajton gjyqtari Ilija Trpkov, ndërsa prokurore e rastit është Lile Stefanova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat