Regjistrohen 310 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia

Regjistrohen 310 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Më: 22 mars 2022 Në ora: 15:52
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 2.609 teste, ndërsa janë regjistruar 310 raste të reja me COVID-19.

Instituti për Shëndet Publik konfirmon se janë shëruar 284 pacientë nga coronavirusi.

Nga MSH njoftojnë se 24 orët e kaluara është regjistruar 1 viktimë nga coronavirusi në Shkup (77).

Poashtu në regjistrin “Termini Im” janë regjistruar edhe 2 viktima nga Bogdanci (87) dhe Koçani (45)/

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 303.728, numri i të shëruarve është 292.628, numri i të vdekurve është 9.187, ndërsa numri i rasteve aktive është 1.913

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat