58% e të rinjve do të shpërnguleshin nga Maqedonia e Veriut

Maqedonia

58% e të rinjve do të shpërnguleshin nga Maqedonia e Veriut

Më: 22 mars 2022 Në ora: 16:25
Shkup

58% e të rinjve në Maqedoninë e Veriut do të shpërnguleshin nga vendi, ndërsa 64.8% janë të pakënaqur me vendin e tyre në shtet.

Këtë e tregojnë të dhënat e rezultateve të hulumtimit nga Fondacioni për Demokraci “Vestiminster”, në të cilin kanë marrë pjesë rreth 1000 të rinj. Drejtori i Forumit rinor arsimor Petar Barllakovski, në konferencën e sotme me temën: “T’i themi STOP ikjes së të rinjve”, tha se ajo që mund të shihet nga rezultatet është se një numër i madh i të rinjve dëshirojnë të largohen.

Gjithashtu ai tha se është e lartë shkalla e pakënaqësisë te të rinjtë, si arsye se shteti nuk kontribuon për përmirësimin e standardit të tyre.

“Kemi shkallë të lartë të pakënaqësisë së të rinjve me mënyrën se si autoritetet shtetërore kujdesen për këtë kategori të njerëzve dhe kemi mospërputhje të madhe midis mundësive dhe nevojave të të rinjve në nivelin lokal dhe qendror”, tha Barlakovski.

Ai shtoi se indikacionet janë se gjatë krijimit të politikave duhet të merren masa në nivel lokal, sepse siç shtoi, nevojat e të rinjve në Shkup me të rinjtë në një zonë rurale janë vërtet shumë të ndryshme.

“Shumë të rinj vendosin të shpërngulen për shkak të mundësive që kanë në vendet e tjera për sa i përket jetës shoqërore, ngjarjeve kulturore, mundësive arsimore etj. Prandaj, mendimet janë që në këto fusha shteti të përpiqet të gjejë zgjidhje që do të tërheqin të rinjtë të qëndrojnë këtu. Shumica e emigrantëve janë të emigruar në fushën e profesioneve mjekësore dhe në fushën e inxhinierisë, të cilët shkojnë në vendet anëtare të BE-së”, tha Barlakovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat