Prilep, më shumë se 25 metër kub dru janë sekuestruar pa dokumentacion përkatës

Maqedonia

Prilep, më shumë se 25 metër kub dru janë sekuestruar pa dokumentacion përkatës

Më: 22 mars 2022 Në ora: 18:11
Ilustrim

MPB njofton se gjatë ditës së djeshme në periudhën nga ora 18:00 deri në ora 24:00, zyrtarë policorë nga Reparti Policor Ropotovë dhe Stacioni Policor Prilep në kuadër të SPB-Manastir në bashkëpunim me Policinë Pyjore Prilep, gjatë një kontrollit në fshatin Gostirazhni nga Z.N. (38) dhe L.N, (49) nga fshati Gostirazhni janë sekuestruar rreth 11 metër kub dru pa vulosje dhe pa dokumentacion përkatës.

Gjithashtu mbi fshatin Gostirazhni janë gjetur rreth 8 metër kub dushkë të pavulosur, të cilët do t’i dorëzohen Policisë Pyjore të Prilepit, ndërsa në zonën mbi liqenin artificial në Prilep, është kapur personi XH.A. me një karrocë të ngarkuar me dushqe të pavulosura rreth 1.5 metër kub dhe një sharrë me motor elektrik, të cilat janë konfiskuar.

Në atë pjesë janë gjetur dhe prerë ilegalisht rreth 5 metër kub dru.

Drunjtë e gjetura janë marrë nga Policia Pyjore e Prilepit dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve do të bëhet kallëzime përkatës penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat