Ulet interesimi për imunizim në Maqedoni, pikat e vaksinimit thuajse të zbrazëta

Maqedonia

Ulet interesimi për imunizim në Maqedoni, pikat e vaksinimit thuajse të zbrazëta

Më: 22 mars 2022 Në ora: 18:13
Ilustrim

Interesimi për vaksinim bie në nivelin më të ulët që nga fillimi i imunizimit të popullsisë në vend. Pikat e vaksinimit nëpër kryeqytet janë pothuajse bosh dhe nuk i kalojnë as 100 vaksinime në ditë.

“Nëse jeni mësuar ti shihni radhët e gjata duke pritur për vaksinim, tani siç po e shihni në Poliklinikën Bukuresht nuk ka asnjë person për të marr vaksinën booster apo dozën e parë. Sipas autoriteteve, pika e vaksinimit funksionon vetëm me 5% e kapacitetit të tyre për dallim nga piku i pandemisë ku vjet jepeshin rreth 1,500 doza në ditë.”

“Mora booster dozë për mbrojtje nga kovid-19 për të rritur imunitetin, iu sugjeroj të gjithëve ti marrin në kohë që mos të jetë vonë pastaj”, u shpreh një qytetar.

“Mora dozën e tretë, bëra termin dhe erdha një orë më herët po këtu nuk paska asnjë njeri”, tha një tjetër qytetar.

Nga stafi mjekësor konfirmojnë se interesimi për imunizim ka rënë dukshëm sidomos për dozën e parë. Mungesa e dhënies së dozave, sipas mantel bardhëve shtynë në limitet e skadencës edhe vaksinat anti kovid. Infermierja Silvana Mirkovska tregoi se vaksina ka mjaftueshëm, por s’ka se kush ti merr.

“Por, qytetarët nuk paraqiten në terminë dhe në bazë ditore mund të them se kemi ndërmjet 70-100 vaksinime në dy turne për dozën e parë të dytën dhe të tretën. Interesi më i madh është për booster numri sillet rreth 60 për dozën e tretë dhe 10 për dozën e parë në bazë ditore”, deklaroi Silvana Mirkovska, Infermiere.

Nga ana tjetër, autoritetet shëndetësore kanë nisur aksionin e vaksinimit në pikat mobile, ku gjatë ditës tendat u dislokuan në sheshin e Kratovës.

Në 14 lokacionet e përzgjedhura gjatë këtyre dy javëve ekipet mjekësore do frekuentojnë zonat ku më së paku ka qytetarë të vaksinuar. Aktualisht, rreth 40% e popullsisë është e vaksinuar me dy doza, që llogaritet të jetë edhe 1/3 e imunizimit të popullsisë. Ndërkohë sipas të dhënave të fundit të Institutit të Shëndetit Publik vdekshmëria nga COVID 19 në javën e kaluar është ulur për 56 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat