Qeveria e Maqedonsië bën gati 30 milionë euro për punësime

Maqedonia

Qeveria e Maqedonsië bën gati 30 milionë euro për punësime

Më: 23 mars 2022 Në ora: 00:16
Ilustrim

Qeveria sot e shqyrtoi dhe e miratuar Planin Operativ për programet dhe masat aktive për punësime dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2022.

“Me Planin Operativ për programet dhe masat aktive për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2022 përcaktohen programet, masat dhe shërbimet për punësim që do të sigurojnë hapjen e vendeve të reja të punës, mbështetjen për krijimin e vendeve të punës dhe rritjen e punësimit personave të papunësuar, veçanërisht të rinjve, të papunëve afatgjatë dhe shfrytëzuesve të së drejtës për ndihmë financiare nga mbrojtja sociale, si dhe mbështetja për personat e papunësuar të cilëve u është ndërprerë punësimi gjatë krizës së shkaktuar nga pandemia me KOVID-19, gjegjësisht nga data 11 mars 2020”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Plani Operativ për punësim, siç theksojnë nga qeveria, pritet të përfshijë 14.685 persona.

Ndërsa për programet, masat dhe shërbimet për punësim janë paraparë mbi 1,8 miliardë denarë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat