Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë sot mbanë seancë, do të shqyrtojë dy nisma

Maqedonia

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë sot mbanë seancë, do të shqyrtojë dy nisma

Më: 23 mars 2022 Në ora: 08:58
Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë seancën e 9-të në vitin 2022 në të cilën në rend të ditës janë dy nisma dhe një kërkesë për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave.

Nisma e parë, siç lajmëruan nga Gjykata Kushtetuese është në lidhje me Vendimin për rekomandime dhe masa për mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga sëmundja ngjitëse Kovid-19.

Nisma e dytë që do të shqyrtohet sot është Vendimi i komandantit të Postës ushtarake 4770 Kumanovë.

Si pikë e tretë në rend të ditës është Kërkesa për mbrojtje të lirive dhe të drejtave të dorëzuar nga ish-kryetari i Gjykatës Themelore Penale – Shkup, Vlladimir Pançevski, kundër aktgjykimeve të Gjykatës Themelore – Veles dhe Gjykatës së Apelit – Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat