Përplasje verbale në mes zëdhënësve të OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së

Maqedonia

Përplasje verbale në mes zëdhënësve të OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së

Më: 23 mars 2022 Në ora: 10:02
Naum Stoillkovski dhe Darko Kaevski

Përplasje verbale në mes zëdhënësve të partive maqedonase, Naum Stoillkovski dhe Darko Kaevski, ka ndodhur gjatë ditës së djeshme.

Në fakt ka qenë Naum Stoillkovski, ai i cili e ka ndërprerë konferencën për shtyp të Darko Kaevskit, duke i thënë se “që në moshën 30-vjeçare ka arritur që në xhirrollogarinë e tij të ketë 4 milionë euro”.

Kaevski ishte duke mbajtur konferencë, në të cilën kërkonte dorëheqje nga udhëheqësia e OBRM-DPUKM-së, pas pranimit të fajit të disa prej të akuzuarve në rastin “Titanik”.

Stoillkovski nuk e la ta Kaevskin ta përfundojë konferencën, ndërsa në një moment i kërkoi që edhe të shkojnë në zgjedhje të reja kuvendare.

Kjo përplasje verbale e dy zëdhënësve u xhirua e gjitha nga kamerat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat