Arrestohet një 36-vjeçar në Koçan, kapet me lëndë narkotike

Maqedonia

Arrestohet një 36-vjeçar në Koçan, kapet me lëndë narkotike

Më: 23 mars 2022 Në ora: 11:53
Foto ilustrim

MPB njofton se në Koçan është arrestuar një 36-vjeçar tek i cili janë zbuluar lëndë narkotike.

“Sot (23.03.2022) në orën 02:00 në rrugën “Ivan Ivanov-Balash” në Koçan policia ka arrestuar A.I. (36) nga Koçani, për shkak se tek i njëjti janë zbuluar dhe konfiskuar heroin”, njoftojnë nga MPB.

Ai është dërguar në stacionin policor dhe me të është zhvilluar bisedë informative.

Nga ajte thonë se pas dokumentacionit të rastit do të ngritet kallëzim përkatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat