Demanton kreu i SAShK-ut: Qeveria nuk propozoi asnjë përqindje për pagat në arsim

Maqedonia

Demanton kreu i SAShK-ut: Qeveria nuk propozoi asnjë përqindje për pagat në arsim

Më: 23 mars 2022 Në ora: 16:35
Jakim Nedellkov

Kreu i SAShK-ut, Jakim Nedellkov ka reaguar ndaj informacioneve se gjoja Qeveria ka propozuar përqindje të caktuar për harmonizim të pagave në arsim me pagën minimale.

Ai thotë se Qeveria nuk propozoi asnjë përqindje për rritjen e pagave.

“Negociata të pasuksesshme me Qeverinë. Nuk ka asnjë propozim nga ana e Qeverisë, as përqindje, as dinamikë.

Nga televizionet kuptojmë se është ofruar ndonjë përqindje dhe kohë, që e demantoj”, shkroi Nedellkov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat