Arrestohet një 50-vjeçar në Gostivar, transportonte dru në mënyrë ilegale

Maqedonia

Arrestohet një 50-vjeçar në Gostivar, transportonte dru në mënyrë ilegale

Më: 23 mars 2022 Në ora: 17:15
Foto ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se mbrëmjen e djeshme ka arrestuar një 50-vjeçar nga Gostivari pasi i njëjti është kapur duke transportuar dru zjarri pa pasur dokumentacionin e nevojshëm.

“Dje (22-mars) në mbrëmje rreth orës 22:30, në rrugën rajonale në Zdunjë të Gostivarit, zyrtarë policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë arrestuar 50-vjeçarin F.A. nga Orqusha e Gostivarit, i cili me veturë “Opel Corsa” me targa të Gostivarit, transportonte dru zjarri pa dokumentet e nevojshme.

Automjeti dhe drutë janë konfiskuar dhe janë dorëzuar në Policinë Pyjore, ndërsa ndaj F.A. do të vijojë një parashtresë përkatëse”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat