Kaleska-Vançeva: LSDM mbështet ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Maqedonia

Kaleska-Vançeva: LSDM mbështet ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Më: 23 mars 2022 Në ora: 18:01
Snezhana Kaleska-Vançeva

Tashmë mësuam se OBRM-PDUKM-ja është ajo që u fsheh dhe hipokrizia e tyre është shfaqur jo vetëm tani por edhe me shumë zgjidhje të tjera ligjore, lidhur me këtë zgjidhje të propozuar ligjore për një njësi zgjedhore, akuzon Snezhana Kaleska-Vançeva, deputete e LSDM-së.

Sipas saj, ky është një angazhim programor i LSDM-së që nga viti 2016 dhe i njëjti është përkthyer në program nga viti 2020.

“Ne kemi pasur tentativë për të hapur një diskutim për një njësinë zgjedhore, por më pas OBRM-PDUKM e ka bllokuar dhe është mirë që tani kanë ndërruar mendje dhe kemi konsensus si partitë më të mëdha politike bashkë me partitë më të vogla politike që këtë çështje ta hapin ashtu si i ka hije në Kuvend.

Koha do të tregojë nëse dikush është hipokrit dhe nëse do të shihet se kush është hipokrit”, tha Vançeva duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat