Kovaçevski: Jemi një hap nga përmbushja e premtimeve parazgjedhore – paga mesatare prej 30.000 denarë

Maqedonia

Kovaçevski: Jemi një hap nga përmbushja e premtimeve parazgjedhore – paga mesatare prej 30.000 denarë

Më: 23 mars 2022 Në ora: 20:20
Dimitar Kovaçevski

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në profilin e tij në Fejsbuk ka shkruar se Qeveria e RMV-së është një hap nga përmbushja e plotësimit të një premtimi të rëndësishëm parazgjedhor – paga mesatare prej 30.000 denarë.

Sipas tij, masat për rritje të pagave dhe politikat e mira ekonomike, mundësuan edhe në kushte të pandemisë dyvjeçare pagat vazhdimisht të rriten.

“Mbesim të përkushtuar në rritjen e të ardhura dhe mbështetje për të gjithë qytetarët. Përveç pagave rriten edhe pensionet, ndërsa sigurojmë edhe mbështetje financiare për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve në kushte të krizës. Mbi 400 milion euro janë siguruar për masa të cilat vlejnë më shumë të ardhura dhe tejkalim më i lehtë i sfidave ekonomike me të cilat përballemi”, shënoi Kovaçevski në Fejsbuk.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë të cilat ishin publikuar sot, neto-paga e paguar mesatare mujore për punëtor në janar arrin 29.980 denarë dhe është për 6 për qind më e lartë se sa në muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat