Gjatë fundjavës mot i ngrohtë, nga e hëna priten reshje shiu

Maqedonia

Gjatë fundjavës mot i ngrohtë, nga e hëna priten reshje shiu

Më: 25 mars 2022 Në ora: 13:06
Ilustrim

Gjatë ditëve të fundjavës do të mbizotërojë mot me diell dhe i ngrohtë.

Pastaj do të ketë rritje të vranësirave, ndërsa të hënën do të ketë reshje lokale të shiut.

Siç paralajmërojnë nga DPHM, gjatë javës së ardhshme do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor.

Moti sot, do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore erë e përforcuar nga drejtimi verior.

Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 16 deri 23 gradë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat