Regjistrohen 6 viktima dhe 232 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Maqedonia

Regjistrohen 6 viktima dhe 232 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Më: 26 mars 2022 Në ora: 16:56
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 2.787 teste, ndërsa janë regjistruar 232 raste të reja me coronavirus.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 221 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Në 24 orët e kaluar janë konfirmuar 3 viktima nga coronavirusi. Viktimat janë nga Shkupi (59, 65 dhe 95). Poashtu në regjistrin “Termini Im” janë regjistruar edhe tre të vdekur të tjerë Shkup (2) dhe Prilep (1), të moshës nga 74 deri në 91 vjeç.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 304.878, numri i të shëruarve është 293.700, numri i të vdekurve është 9.203, ndërsa numri i rasteve aktive është 1.975.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat