Mariçiq: E ardhmja e rajonit është në Bashkimin Evropian

Maqedonia

Mariçiq: E ardhmja e rajonit është në Bashkimin Evropian

Më: 28 mars 2022 Në ora: 16:54
Bojan Mariçiq

Zëvendëskryeministri i ngarkuar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, ka takuar sot ministrin e Çështjeve Federale, Evropiane dhe Ndërkombëtare në Qeverinë e Shtetit Federal të të Rajnës Veriore- Vestfalisë, Stefan Holthof-Pfertner.

Zëvendëskryeministri Mariçiq në takimin me ministrin Holthof-Pfertner shprehu mirënjohjen për përkushtimin e Qeverisë gjermane për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, veçanërisht në kohën e sfidave gjeopolitike me të cilat përballet kontinenti.

“Kjo vizitë është shumë e rëndësishme për ne, sepse mendoj se është një sinjal i përkushtimit të Republikës Federale të Gjermanisë për zgjerimin e Unionit me vendet e rajonit. Tani është koha për një hap lidershipi dhe presim mbështetje të fortë për vendet e Ballkanit Perëndimor, sepse e ardhmja e rajonit është në Bashkimin Evropian dhe ajo duhet të konfirmohet sa më shpejt të jetë e mundur”, tha zëvendëskryeministri Mariçiq në takim.

Ndërsa ministri Holthof-Pfertner ripohoi përparimin e vendit në reforma, duke shtuar se Maqedonia e Veriut ka merituar prej kohësh të fillojë negociatat me Bashkimin.

Ai gjithashtu shprehu shpresën se negociatat me Bullgarinë do të jenë të suksesshme, ashtu si me Greqinë, dhe në këtë kohë sfidash globale, të gjithë së bashku do të dëshmojnë se Bashkimi Evropian është alternativa e vetme për vendet e rajonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat