Etshtadler: Vazhdoni të besoni në Bashkimin Evropian!

Maqedonia

Etshtadler: Vazhdoni të besoni në Bashkimin Evropian!

Më: 30 mars 2022 Në ora: 15:58
Pamje nga takimi

Austria do të mbështesë fuqishëm hapjen e negociatave mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimin Evropian, deklaroi ministrja Federale e Austrisë për çështjet e BE-së dhe çështje Kushtetuese, Karoline Edshtadler. Tha se duhet pranuar që qytetarët e RMV-së janë zhgënjyer nga BE-ja dhe se Unioni nuk guxon ta lejojë këtë, prandaj është e nevojshme që në kryesimin francez të mbahet konferenca ndërqeveritare.

“Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa vendet e Ballkanit Perëndimor, sidomos pa Maqedoninë e Veriut. Vendi ka bërë shumë në të kaluarën që të tregojë se ka vullnet , tani na mbetet neve që të tregojmë se ne jemi në gjendje që premtimet tona t’i mbajmë. Uroj më të mirën në negociatat me Maqedonisë dhe Bullgarisë në drejtimin që të arrihet siguri edhe për ne në BE”, tha Karoline Edshtadler, ministre Federale për BE dhe Çështje kushtetuese e Austrisë.

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq, theksoi e ardhmja e Maqedonisë së Veriut dhe e gjithë rajonit është Bashkimi Evropian dhe është koha që BE ta konfirmojmë këtë.

 “Është e nevojshme që të valorizohet përpjekjet e të gjitha vendeve duke përfshirë edhe të Maqedonisë së Veriut dhe politika e zgjerimit të BE-së të fillojë. Ne si Qeveri nuk kemi dilema se në cilën rrugë duam të shkojmë, por presim që Bashkimi Evropian t’i hap dyert për fillim të negociatave që perspektiva dhe përcaktimi të marrë shprehje edhe më të fortë”, tha Bojan Mariçiq, zv/kryeministër për Çështje Evropiane.

Edshtadler foli edhe për marrëdhëniet me Bullgarinë ku u shpreh se ka optimizëm se problemet ekzistuese do të hiqen dhe se do të ketë bashkëpunim më të fortë dypalësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat