Partia e Turqve kërkon zbatimin e Ligjit për gjuhë në disa komuna maqedonase

Maqedonia

Partia e Turqve kërkon zbatimin e Ligjit për gjuhë në disa komuna maqedonase

Më: 31 mars 2022 Në ora: 12:37
Foto ilustrim

Nga Partia e Lëvizja Turke u shprehën të kënaqur që pas dy dekadave në Maqedoninë e Veriut u zbatua regjistrimi i popullsisë nga ku janë marrë të dhëna të rëndësishme me të cilat do të zhvillohen politikat.

“Analizat e para tregojnë se në komunat Karbinci, Konçe dhe Vasillevo numri i turqive është mbi 20% me çka mundësohet përdorimi zyrtar i gjuhës turke sipas Ligjit për përdorimin e gjuhëve”, thonë nga kjo parti.

Ata bëjnë thirrje se sipas shembullit të Kërçovës, Çairit dhe Gostivarit, edhe komunat Dollnen, Dibër, Radovish dhe Vallandovë duhet të zbatohet gjuhë turke në këto komuna.

“Sipas të dhënave të mara, pritet përmirësim të përfaqësimit nga bashkësia turke, hapja e paraleleve në gjuhë turke në më shumë vende”, thuhet mes tjerash në komunikatën e kësaj partie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat