Hoxha: Procesi i regjistrimit pazar politik mes LSDM- së dhe BDI-së

Maqedonia

Hoxha: Procesi i regjistrimit pazar politik mes LSDM- së dhe BDI-së

Më: 31 mars 2022 Në ora: 13:34
Arjanit Hoxha

Zv/kryetari i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha thotë se procesi i i regjistrimit do të sjellë pasoja afatgjate për shqiptarët në vend, pasi siç tha ai edhe ky regjistrim është një marëveshje e bërë në mes partive në pushtet.

Forma, mënyra dhe mbarvajtja e procesit kaloi në fshehtësi të plotë.

Ndërsa procesi i ndërprerjes të regjistrimit dhe pengesat që patën qytetarët sidomos ata në diasporë për t’u regjistruar humb kredibilitetin dhe besueshmërinë ndaj procesit të regjistrimit të popullsisë.

Prandaj, dyshojmë se ky proces ka kaluar në pazar politik mes LSDM dhe BDI, ashtu si edhe shumë çështje tjera në të kaluarën, që për fat të keq janë dëshmuar se çdo pazar politik i BDI-së ka sjellë pasoja afatgjate për shqiptarët në vend, ka delakruar Arjanit Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat