Regjistrohen 300 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Maqedonia

Regjistrohen 300 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Më: 2 prill 2022 Në ora: 16:35
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 2.493 teste, ndërsa janë regjistruar 300 raste të reja me coronavirus.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja 59 janë riinfektime.

Instituti për Shëndet Publik konfirmon 197 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Në 24 orët e kaluara është regjistruar një viktimë nga Manastiri (71).

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 306.474, numri i të shëruarve është 295.434, numri i të vdekurve është 9.227, ndërsa numri i rasteve aktive është 1.813.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat