Regjistrohen 236 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Maqedonia

Regjistrohen 236 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Më: 5 prill 2022 Në ora: 14:42
Foto ilustrim

inistria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 2.212 teste, ndërsa janë regjistruar 236 raste të reja me coronavirus.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja 38 janë riinfektime.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 252 persona të shëruar nga coronavirusi.

Sot nuk është regjistruar asnjë viktimë nga coronavirusi.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 306.947, numri i të shëruarve është 296.166, numri i të vdekurve është 9.231, ndërsa numri i rasteve aktive është 1.550.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat