Regjistrohen katër viktima dhe 163 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Maqedonia

Regjistrohen katër viktima dhe 163 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Më: 8 prill 2022 Në ora: 14:13
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 2.020 teste, ndërsa janë regjistruar 163 raste të reja me coronavirus.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja 24 janë riinfektime.

Janë regjistruar 259 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Në regjistrin “Termini Im” janë regjistruar katër viktima nga coronavirusi. Shkup (1), Tetovë (1), Ohër (1) dhe Strumicë (1), të moshës nga 64 deri në 83 vjeç. Personat e raportuar kanë ndërruar jetë në periudhën prej 02.03.2022 deri më 21.03.2022.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 307.507, numri i të shëruarve është 296.833, numri i të vdekurve është 9.240, ndërsa numri i rasteve aktive është 1.434./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat