LSDM për rastin e Zekirit: Secili duhet të mbajë përgjegjësi për vete

Maqedonia

LSDM për rastin e Zekirit: Secili duhet të mbajë përgjegjësi për vete

Më: 9 prill 2022 Në ora: 20:40
Foto ilustrim

LSDM ka reaguar në lidhje me paraburgimin e Muhamed Zekirit, si dhe akuzat nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM.

Nga LSDM thonë se OBRM-PDUKM-ja është simbol i krimit dhe korupsionit, duke shtuar se tani gjyqësori vepron i lirë.

“Ka një dallim të madh nga koha e regjimit kur institucionet, gjyqësori dhe prokuroria ishin nën kontrollin e OBRM-PDUKM-së dhe në vend që të ndiqnin, mbronin krimin. Askujt nuk i ka shkuar në mendje të marrë përgjegjësi, as të japë dorëheqjen, sot nuk është më kështu”.

“Nga ana tjetër, ne ofrojmë të gjitha kushtet që organet e drejtësisë të punojnë lirshëm dhe detyra e tyre është që përmes procedurave transparente të përcaktojnë nëse dikush ka abuzuar me pozitën dhe sipas provave që ka për të nisur procedimin apo jo”, u shpreh Daniella Nikollova nga LSDM.

Nga LSDM theksojnë se secili duhet të bartë përgjegjësi për vete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat