Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Maqedonia

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Më: 11 prill 2022 Në ora: 14:14
foto ilustrim

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,40% në raport me vendimin e datës 7.4.2022.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPERI BS-98 ulen për 1,00 denarë/litër, ndërkaq çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) ulet për 2,00 denarë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) nuk ndryshon.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 1,127 den/kg dhe tani do të jetë 51,535 den/kg.

Nga data 12.4.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 95  80,00 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 98  82,00 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V)  80,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1)  78,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 51,335 (denarë/kilogram)

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 1,340 %, te nafta për 2,582 %, te vaji ekstra i lehtë për 1,594 % dhe te mazuti ulja është 3,350 %.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat