Ekonomia Maqedonisë së Veriut do të vuajë pasojat e konfliktit ruso-ukrainas

Maqedonia

Ekonomia Maqedonisë së Veriut do të vuajë pasojat e konfliktit ruso-ukrainas

Më: 11 prill 2022 Në ora: 21:08
Foto ilustrim

Ekonomia e Maqedonisë së Veriut do të ngadalësohet dhe rritja këtë vit do të jetë 2.7 për qind. Kështu thuhet në parashikimin e Bankës Botërore.

Çmimet e ushqimeve dhe energjisë do të rrisin koston e jetesës dhe do të preken më së shumti kategoritë e cenueshme të qytetarëve.

Ekonomia e Maqedonisë së Veriut do të vuajë pasojat e konfliktit ruso-ukrainas dhe sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë. Nëse lufta në Ukrainë vazhdon, Banka Botërore parashikon rënie të kërkesës së jashtme, rritje të çmimeve të mallrave dhe energjisë, dhe vonesa në investime.

Për vitin 2023 dhe 2024, Banka Botërore parashikon rritje përkatësisht 3.1 dhe 3.2 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat