Maqedonia zgjat ndalesën e eksportit të disa drithërave dhe vajit të lulediellit deri më 15 maj

Maqedonia

Maqedonia zgjat ndalesën e eksportit të disa drithërave dhe vajit të lulediellit deri më 15 maj

Më: 12 prill 2022 Në ora: 15:28
Foto ilustrim

Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë në koordinim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Qeveria në seancën e sotme miratoi Vendimi për zgjatjen e ndalimit të eksportit të disa drithërave dhe vajit të lulediellit deri më 15 maj 2022, ka njoftuar në profilin e tij në Facebook ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Sipas këtij vendimi, në 30 ditët e ardhshme deri më 15 maj 2022 do të ndalohet eksporti i: grurit, elbit, misrit, miellit nga gruri, farat e lulediellit- përfshirë ato te thyera apo te grimcuara, vajrat e farave të lulediellit, farat e shafranit apo panjeve dhe fraksionet e tyre, nëse janë apo jo të rafinuara por të pa modifikuara kimikisht, të lulediellit.

Po ashtu, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria ka vendosur sot heqjen e tarifës së importit – normës doganore për importin e vajit të lulediellit për gatim, si një nxitje shtesë për ruajtjen e ofertës në tregun vendorë nga rritja e çmimeve, nga data 31 maj 2022.

“Nevoja e shtyrjes së afatit për ndalimin e eksportit edhe për 30 ditët e ardhshme, pra pas 15 prill 2022 deri më 15 maj 2022, si dhe heqja e normës doganore për importet e vajit të lulediellit ushqimor deri më 31 maj 2022 është për të ruajtur gjendjen aktuale në tregun e brendshëm nga mundësia e çrregullime serioze për shkak të mungesës së mallrat e nevojshme për prodhimin, përpunimin dhe për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, për korrjen e re, si dhe nxitje shtesë për të ruajtur furnizimin në tregun vendas nga rritja e çmimeve”, ka shkruar ministri Bekteshi.

Qëllimi i kësaj mase është mbrojtja e tregut vendas dhe e qytetarëve në kohë krize për të shmangur veprimet spekulative të tregtarëve dhe prodhuesve dhe për të mbrojtur prodhimin vendorë, tregun vendorë dhe qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat