Metodija Dimovski është Sekretar i ri i Përgjithshëm i Qeverisë së RMV-së

Maqedonia

Metodija Dimovski është Sekretar i ri i Përgjithshëm i Qeverisë së RMV-së

Më: 12 prill 2022 Në ora: 16:29
Dimovski

Metodija Dimovski është Sekretar i ri i Përgjithshëm i Qeverisë në vend të Muhamed Zekirit.

Qeveria në seancën e sotme fillimisht e shkarkoi Zekirin nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë, e më pas Dimovskin si anëtar të Këshillit inspektues në fushën e mjedisit jetësor dhe mbrojtjes së shëndetit të njerëzve. Pas kësaj, Dimovski u emërua Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë.

Zekiri dha dorëheqjen pasi dyshohej për shpërdorim detyrës zyrtare, për keqpërdorim të 940.00 eurove.

Dimovski është anëtar i Këshillit inspektues në fushën e mjedisit jetësor dhe mbrojtjes së shëndetit të njerëzve, nga 3.8.2017. Ai u lind më 16 korrik 1966 në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat