A do ketë takim me SASHK-un? Flet ministri Shaqiri

Maqedonia

A do ketë takim me SASHK-un? Flet ministri Shaqiri

Më: 12 prill 2022 Në ora: 23:36
Shaqiri

Në emisionin “Programi 200”, në Alsat, u diskutua rreth grevës së SASHK-ut në shkolla dhe çerdhe ku ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri tha se ekziston mundësia që nesër ose pasnesër të kenë një mbledhje me SASHK-un, për të parë mënyrën dhe modelin më të përshtatshëm për një zgjidhje afagjate.

“Para mbledhjes me Qeverinë unë kam pasur takim me Ministrin e Financave, me zëvendës kryeministrin për Çështje Ekonomike, kemi mbajtur koordinimin paraprak dhe do të shohim të gjitha mundësitë në ditët në vijim ndoshta ditën e nesërme ose ditën e enjte për të pasur një takim të radhës të cilën do ta realizojmë me SASHK-un.

Në përbërjen paraprake të cilën e përmenda ne kemi pasur dy ose tre takime me përfaqësuesit e Sindikatës, por edhe më herët si ministri kemi bërë këto takime.

Në këto takime është diskutuar për çështje shumë e rëndësishme një çështje shumë serioze në këtë problematik që e kemi bërë për të parë mënyrën dhe modelin më të përshtatshëm për një zgjidhje afatgjate”, tha Shaqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat