KSI rekomandoi lehtësim të masave anti-covid në Maqedoni, gjendja vlerësohet stabile

Maqedonia

KSI rekomandoi lehtësim të masave anti-covid në Maqedoni, gjendja vlerësohet stabile

Më: 14 prill 2022 Në ora: 10:25
Maqedoni

Të hiqet posedimi i detyrueshëm i certifikatës për vaksinim ose tejkalimi i COVID-19 për hyrje në vend, propozoi Komisioni për sëmundje infektive. Për momentin, certifikata mbetet e vlefshme për hyrjen në një pjesë të mbyllur të objekteve hotelierike, sepse Komisioni vlerëson se është i nevojshëm një lehtësim gradual i kufizimeve.

Zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI), dr. Zlate Mehmedoviq dje në konferencë për shtyp tha se heqja graduale e masave po jep rezultate dhe kjo shihet pas rënies së përditshme të shifrave.

Propozimi i ri për të hyrë në shtet pa certifikatë vaksinimi apo tejkalimin e tij, duhet të miratohet nga Qeveria.

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, ndan të njëjtin qëndrim me Komisionin dhe beson se ende nuk mund të thuhet se është fundi i pandemisë korona dhe se nuk mund të specifikohet se kur do të hiqen të gjitha kufizimet.

“Nuk mund të përcaktojmë orën, por punojmë, marrim informacione çdo ditë dhe e trajtojmë atë temë. Vazhdimisht jemi duhet lehtësuar diçka, duke analizuar ndërkohë nëse kemi vepruar si duhet”, tha Sali.

Në seancën e qeverisë të martën u miratua masa për heqjen e maskave në ambiente të mbyllura, me përjashtim të objekteve shëndetësore, barnatoreve, transportit publik, shtëpive të të moshuarve dhe institucioneve të kujdesit për personat me aftësi të kufizuar.

Sipas statistikave të djeshme të KOVID-19, në vend janë kryer 2216 testime dhe janë regjistruar 185 raste të reja me COVID-19, nga të cilat 28 janë riinfeksion. Shumica prej tyre, përkatësisht 114 raste të reja të regjistruara janë në Shkup. Raporti i Institutit të Shëndetit Publik nuk regjistroi asnjë vdekje ditën e djeshme.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.988.999 testime të COVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID që nga fillimi i epidemisë është 308.152, numri i të shëruarve është 297.724, numri i të vdekurve është 9.256 dhe numri i rasteve aktive është 1.172.

Sipas të dhënave të ISHP-së, numri më i madh i rasteve aktive është në Shkup – 628, ndërsa Berovë, Dojran, Makedonski Brod, Makedonska Kamenica dhe Probishtip aktualisht nuk kanë asnjë rast aktiv me koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat