OBRM-PDUKM: Qeveria thotë se ka vaj, ndërsa i kufizon qytetarët në blerjen e tij

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Qeveria thotë se ka vaj, ndërsa i kufizon qytetarët në blerjen e tij

Më: 14 prill 2022 Në ora: 18:45
Foto ilustrim

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, ka reaguar pas njoftimit të Ministrisë së Ekonomisë që do të kufizojnë tregtarët në shitjen e vajit për gatim.

Nga kjo parti thonë se Qeveria po del me deklarata kontradiktore që po shkaktojnë mosbesim tek qytetarët.

“Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në një deklaratë pohon se në Maqedoni ka mjaftueshëm vaj për gatim, ndërsa nga ana tjetër me një njoftim zyrtar kërkon nga tregtarët që të kufizojnë shitjen e vajit për gatim”.

“Në fund mesazhi i Qeverisë është se ka vaj, por mos e blini. Qytetarët me të drejtë janë të shqetësuar dhe të frikësuar sepse Qeveria po krijon vazhdimisht mosbesim”, thonë nga OBRM-PDUKM./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat