Shqyrtohet mundësia që në listën e rezervave shtetërore të Maqedonisë së Veriut të futet edhe orizi

Maqedonia

Shqyrtohet mundësia që në listën e rezervave shtetërore të Maqedonisë së Veriut të futet edhe orizi

Më: 15 prill 2022 Në ora: 14:58
Foto ilustrim

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nilkollovski, thotë se rezervat shtetërore nuk janë aktivizuar për shkak se, sipas Ministrisë së Ekonomisë, ka mjaftueshëm lëndë të para dhe lëndë të papërpunuar.

Nikollovski sot, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, tha se bisedohet për kërkesën që edhe orizi të hyjë në rezervat e mallrave.

“Bisedojmë se cilat produkte bujqësore shtesë kërkojmë të hyjnë, siç është orizi dhe disa të tjera.

Po punohet shumë në këtë proces. Kemi pasur takime me Ministrinë e Financave, por nga ajo që e di, rezervat deri më tani nuk janë vendosur në funksion sepse Ministria e Ekonomisë kumtoi se ka rezerva mjaftueshëm dhe se është bërë verifikim në kompanitë, që janë pjesë e regjistrave të tyre”, sqaroi Nikollovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat