Maqedoni, karvani i parë diplomatik-ekonomik vizitë në rajonin planor jugperëndimor

Maqedonia

Maqedoni, karvani i parë diplomatik-ekonomik vizitë në rajonin planor jugperëndimor

Më: 15 prill 2022 Në ora: 17:12
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministria e Punëve të Jashtme në bashkëpunim me Byron për Zhvillim Rajonal të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot organizoi Karvanin diplomatik-ekonomik në Rajonin Planor Jugperëndimor (RPJP). Karvani, i cili është i pari i këtij lloji, kishte për qëllim që t’i prezantojë dhe promovojë potencialet ekonomike të kompanive vendore dhe t’i njohë përfaqësuesit e korrit diplomatik në Republikën e Maqedonisë së Veriut me mundësitë për investime në RPJP.

Në kuadër të karvanit u vizituan tri qendrat më të mëdha ekonomike në RPJP: Komuna e Kërçovës, Komuna e Ohrit dhe Komuna e Strugës. Krahas vizitës zyrtare nëpër komuna dhe takimeve të ndara të punës me Kryetarët e komunave, u realizua edhe vizitë në Zonën Zhvillimore Teknologjiko-Industriale (ZZHTI) në Kërçovë, vizitë në kompanitë lokale në Komunën e Ohrit si dhe u prezantuan potencialet e disa kompanive vendore në hapësirat e Komunës së Ohrit. Destinacioni i fundit i karvanit të parë diplomatik-ekonomik ishte Komuna e Strugës, ku u mbajt takim pune në selinë e Qendrës për Zhvillim të RPJP-së.

Në ngjarjen qëndrore vijuese në Strugë, fjalime përshëndetëse mbajtën: Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Fatmire Isaki, Drejtori i Byrosë për Zhvillim Rajonal, Ramiz Rexhepi, dhe Kryetari i Komunës së Strugës dhe Kryetar i Këshillit për Zhvillim të RPJP-së, Ramiz Merko.

Njëherazi, zv.ministrja Isaki dhe DBZHR, Rexhepi nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet MPJ dhe BZHR, i cili ka për qëllim thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, si dhe organizimin e përbashkët të karvaneve diplomatike-ekonomike në rajonet e tjera planore në mbarë vendin. Në ngjarje, prezantime kishin edhe disa kompani me orientim eksportues me seli në RPJP, që theksuan se janë plotësisht të hapura për bashkëpunim me partnerë nga vendet e përfaqësuesve diplomatik të cilët ishin të pranishëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat