LSDM: Shtyrja e vitit mësimor nuk është e mirë

Maqedonia

LSDM: Shtyrja e vitit mësimor nuk është e mirë

Më: 16 prill 2022 Në ora: 12:21
Foto ilustrim

Nëpërmjet një komunikate të LSDM-së thuhet se viti mësimor duhet të vazhdojë të zhvillohet pa pengesa, posaçërisht pas dy viteve pandemi kur nxënësit mësuan online ose me model të kombinuar.

“E drejta e grevës është e drejtë e garantuar, por mësimdhënësit duhet të udhëhiqen nga interesat e nxënësve. Qeveria e LSDM tregoi kujdes për arsimin dhe kjo shihet edhe me rritjen e pagave për 4.5 vite për 3.200 deri 6.400 denarë”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Ata shtojnë se po ashtu krahas pagave kanë investuar edhe në përmirësimin e kushteve për punë dhe se për 4 vjet e gjysmë janë rikonstruktuar 80 shkolla.

“Edhe sivjet vijon rritja e pagave në arsim, por këtë do ta arrijmë nëpërmjet dialogut me sindikatat dhe palët. Për këtë arsye i bëjmë thirrje SASHK që t’i kthehet dialogt, mësimi të vazhdojë dhe se do të gjendet zgjidhje”, thonë nga LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat