Sot pasdite do të bëhet e ditur nëse do të vazhdojnë grevat në arsim në Maqedoni

Maqedonia

Sot pasdite do të bëhet e ditur nëse do të vazhdojnë grevat në arsim në Maqedoni

Më: 17 prill 2022 Në ora: 09:45
Jakim

Kryetari i SASHK, Jakim Nedellkov sot pasdite do të bëjë tv ditur nëse nesër do të vazhdojnë grevat e mësimdhënësve, përkatësisht nëse do të ketë mësim.

Në takimin e fundit në qeveri është dakorduar se në ditët e ardhshme duhet të vërtetohet rritja e pagës që do të planifikohet dhe realizohet me rishqyrtimin e buxhetit.

Nga partia maqedonase në pushtet bëjnë thirrje në dialog dhe mësimi të vazhdojë duke theksuar se pagat gjatë 5 viteve të kaluara është rritur për 21%.

Në ndërkohë opozita kërkon rritje prej 18% të pagave të mësimdhënësve, ndërsa propozimi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ka qenë rritje prej 10%./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat