Në Qendër Zhupë të gjitha vendvotimet janë të hapura, votohet pa probleme

Maqedonia

Në Qendër Zhupë të gjitha vendvotimet janë të hapura, votohet pa probleme

Më: 17 prill 2022 Në ora: 12:21
Foto ilustrim

Në komunën e Qendër Zhupë sot mbahen zgjedhjet e përsëritura për kryetar komune.

“Nga ora 7 janë hapur të 16-të qendrat e votimit dhe procesi i votimit është normal. Shpresojmë që kështu do të kalojë e gjithë dita e zgjedhjeve. Në listën e vetme zgjedhore janë shënuar 7077 votues me të drejtë vote, që është 240 votues më pak se në zgjedhjet lokale të 17 tetorit të vitit të kaluar, tha Nexhip Iljaz, kryetar i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve.

Dje në këtë komunë kanë votuar 52 të sëmurë dhe persona të pamundur.

Në garë për kryetar komune janë dy kandidatë të propozuar nga partitë politike.

Në këtë komunë mërgimtare votimi për kryetar komune përsëritet pasi pjesëmarrja ishte 25,77 për qind dhe nuk u sigurua pragu i kërkuar i pjesëmarrjes prej 33,3 për qind të totalit, nga 7317 votues të regjistruara atëherë.

Biznesmenë të njohur në Itali nga kjo komunë, kanë siguruar transportin falas dhe prej pasdites së djeshme kanë mbërritur për të votuar disa qindra emigrantë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat