Dimitrievski: Kovaçevski duhet ta shkarkojë Bujar Osmanin

Maqedonia

Dimitrievski: Kovaçevski duhet ta shkarkojë Bujar Osmanin

Më: 17 prill 2022 Në ora: 12:36
Maksim Dimitrievski

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski kërkoi nga kryeministri Kovaçevski ta shkarkojë ministrin Bujar Osmani.

Ish-funksionari i LSDM-së, Maksim Dimitrievski vizitën e krerëve shtetërorë bullgarë në Manastir e vlerësoi si provokuese dhe ofenduese.

“Kërkoj nga kryeministri Kovaçevski që në mënyrë serioze ta hulumtojë çështjen me ministrin Osmani dhe të ndërmerr masa për shkarkimin e tij”, tha Dimitrievski duke shtuar se menjëherë Kovaçevski duhet të japë deklaratë ku dënohen veprimet e krerëve shtetërorë bullgarë.

Dimitrievski kërkoi nga kryeministri bullgar të kërkojë falje ndaj popullit maqedonas dhe të dënojë fashizmit, ndërsa shteti i Maqedonisë ka qenë gjithmonë në anën e vërtetë të historisisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat