Lëvizja Besa: BDI gënjeu, mbështesim vazhdimin e grevës së punonjësve të arsimit

Maqedonia

Lëvizja Besa: BDI gënjeu, mbështesim vazhdimin e grevës së punonjësve të arsimit

Më: 17 prill 2022 Në ora: 17:52
Lëvizja Besa

Lëvizja Besa përmes një komunikate shprehet se BDI me metodat e veta të ulëta po gënjen qytetarët për çdo ditë.

“BDI gënjeu përsëri se “gjoja” kanë arritur marrëveshje që mësimi të fillojë të hënën. Edhe pse përmes komunikatës partiake e paralajmëruan ditë më parë një gjë të tillë, por kjo nuk ndodhi. Tentativa e sotshme për të arritur marrëveshje mes Qeverisë dhe SASHK-ut, ishte e pa suksesshme, duke mos i pranuar kërkesat e mësimdhënësve nga ana e Qeverisë”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Besa.

Sipas tyre, me këto veprime, BDI mundohet t’ju bëj presion të punësuarve në arsim.

“Mirë është që brenda këtij subjekti të harmonizohen qëndrimet, ministri i financave nga radhët e tyre deklarojë se nuk do të ketë rritje të pagave, ministri i arsimit po nga kjo parti duket se nuk ka ide për të menaxhuar me situatën ndërsa qëndrimi i BDI-së ishte se “mësimi do të fillojë”, në këtë rast kemi tre palë që mashtrojnë ndërsa janë nga e njejta parti, prandaj edhe vazhdimi i grevës nga ana e SASHK është vendim i duhur dhe ka mbështetjen e plotë të Lëvizjes BESA, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Besa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat