Vazhdon greva në arsim në Maqedoni

Maqedonia

Vazhdon greva në arsim në Maqedoni

Më: 18 prill 2022 Në ora: 08:40
Foto ilustrim

SASHK vazhdon të mbajë qëndrimet se rritja e pagave duhet të jetë për 18.4%, e jo 10% sa u bë oferta e djeshme nga Ministria e Arsimit. Për këtë, sot vazhdon greva në arsim.

“Oferta nuk u pranua për shkak se fillimisht është ofertë gojarisht. Nuk ka formë të shkuar.

E dyta është se 95% e anëtarësisë u deklarua se nuk dëshiron një ofertë të tillë. Na vjen keq që shkollat do të mbesin vetëm për hyrje dhe jo për mësim”, thonë nga SASHK.

Kjo është dita e tetë që arsimtarët, edukatorët dhe profesorët e arsimit të mesëm mbajnë grevë ndërsa nxënësit nuk shkojnë në shkollë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat