Në mbi 200 vendbanime s’ka asnjë banor, Maqedonia po zbrazet

Maqedonia

Në mbi 200 vendbanime s’ka asnjë banor, Maqedonia po zbrazet

Më: 18 prill 2022 Në ora: 20:20
foto ilustrim: Xhavit Haliti, Ali Uka dhe Hashim Thaçi

Në Maqedoninë e Veriut po zbrazen vendbanime të tëra, duke mbetur të boshatisura dhe pa asnjë banorë. Sipas rezultateve të regjistrimit të popullsisë që u publikuan në fund të muajit të kaluar kjo situatë alarmante është evidente në disa zona të vendit.

Sipas të dhënave të regjistrimit, 207 vendbanime janë pa asnjë banorë. Me këtë regjistrim të ri janë shtuar plus edhe 60 vendbanime të tjera të zbrazëta. Në regjistrimin e 2002, kishte 147 vendbanime të zbrazëta, ndërsa tani kjo shifër në total ka shkuar në 207.

Këtë e ka pohuar edhe drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave Apostoll Simovski, që sipas tij në 20 vitet e fundit, Maqedonia e Veriut ka humbur rreth 10% të popullsisë.

“Janë konstatuar 207 vendbanime të boshatisura. Në nivel republike, krahasuar me të dhënat e vitit 2002, popullsia e përgjithshme ka rënë për 185 834 persona ose për 9.2%”, tha drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave Apostoll Simovski. Kjo gjendje sipas demografëve nënkupton se kemi të bëjmë me humbje të popullsisë sa dy ose tre komuna të mëdha.

Në rajonin e Shtipit ka 14 fshatra të shkretë, të njëjtin fat e ndajnë edhe 12 fshatra të Kavadarit. Një gjendje e njëjtë është edhe në rajonin e Kratovës, Kërçovës, Strugës, Kumanovës si dhe komuna tjera në lindje dhe veriperëndim të vendit, por me shifra më të ulta thuajse në gjithë territorin e vendit.

Problemi i boshatisjes është emigrimi dhe mungesa e kushteve për jetë në zonat rurale. Por një faktor tjetër është edhe migrimi i këtyre banorëve nga zonat rurale nëpër qytete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat