Arsovska: Nevojitet heqja urgjente e materialeve të dëmshme në Treskë

Maqedonia

Arsovska: Nevojitet heqja urgjente e materialeve të dëmshme në Treskë

Më: 19 prill 2022 Në ora: 09:46
Danella Arsovska

Kryetarja e Bashkisë së Shkupit, Danella Arsovska, ka deklaruar se nëse ka autorë të mundshëm për zjarrin në fabrikën “Treska”, të njëjtit duhet të dënohen. Gjithashtu ajo shtoi se nëse vërtetohet se ky zjarr është ndezur me qëllim, duhen marrë sanksionet më të rrepta për të parandaluar një fenomen të tillë.

“Në rrezik nuk kanë qenë vetëm zjarrfikësit që kanë ndërhyrë, por edhe banesat përreth që ndaheshin vetëm nga një mur nga zjarri. Në vendngjarje, jo vetëm që ka pasur disa lëndë djegëse në magazina, ka edhe një rezervuar me kapacitet 20 mijë litra naftë dhe është një rrezik i madh dhe vë në pikëpyetje sigurinë e qytetarëve. Edhe nëse ka vetëm një person të cilit i rrezikohet jeta, duhet të parandalohet”, tha ajo.

Arsovska në “Kanal 5”, tha se sot në qytet është mbajtur mbledhja e shtabit të krizës në Shkup për të diskutuar për krijimin e një strategjie që do të parandalojë fatkeqësitë e ardhshme. Ajo u bëri thirrje institucioneve kompetente që të marrin gjithçka në kompetencë të tyre, por edhe organeve qendrore në aksion të përbashkët me qytetin.

“Duhet të fillohen kontrollet për të ditur saktësisht se ku ka depo dhe cisterna të tilla dhe çfarë mund të rrezikojë jetën e banorëve të Shkupit. Besoj se duhet të ndërmerren veprime sa më shpejt që të jetë e mundur për të parandaluar fatkeqësi të tilla në të ardhmen. Zjarrfikësit tanë kanë arritur ta lokalizojnë shpejt zjarrin, kur kanë ndërhyrë kanë konstatuar se ka një cisternë me derivate të naftës, andaj fillimisht kanë vepruar për ndalimin e zjarrit pikërisht në anën ku ndodhet cisterna”, shtoi Arsovska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat