Regjistrohen 133 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia

Regjistrohen 133 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Më: 19 prill 2022 Në ora: 14:33
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1.833 testime për coronavirus, ndërsa janë regjistruar 133 raste të reja.

Shumica e rasteve të reja janë në Shkup (78).

Nga MSH informojnë se është regjistruar një pacient i vdekur nga Struga.

Nga ana tjetër janë regjistruar 156 pacientë të shëruar.

Deri tani në Maqedoni janë infektuar gjithsej 308,752 persona ndërsa 298,688 janë shëruar. Numri i të vdekurve është 9263, kuse numri i rasteve aktive është 801.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat