Lëvizja Besa i përgjigjet Arbër Ademit: E ke gabuar adresën për respektimin e gjuhës shqipe

Maqedonia

Lëvizja Besa i përgjigjet Arbër Ademit: E ke gabuar adresën për respektimin e gjuhës shqipe

Më: 19 prill 2022 Në ora: 14:52
Foto ilustrim

Lëvizja Besa ka reaguar ndaj akuzave të Arbër Ademit, në lidhje me përdorimin e gjuhës shqipe. Arbër Ademi sot i akuzoi partitë opozitare për papjekuri politike në lidhje me vendimin e drejtorit të ri të Qendrës Informative Kulturore.

Nga Lëvizja Besa thonë se “deklarata e koordinatorit të grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi është e pa bazë, nxitëse dhe ka për qëllim të defokusojë opinionin nga aferat korruptive dhe pa aftësinë e qeverisë ku BDI bën pjesë”.

“Lëvizja BESA nuk është në koalicion me asnjë parti politike në Qytetin e Shkupit dhe nuk mban përgjegjësi për mos respektimin e gjuhës shqipe që sot po e vëren në shumë institucione që udhëhiqen nga BDI dhe LSDM. Arbër Ademi ka ngatruar adresen, në vend ti drejtohet Lëvizjes BESA le t’i adresojë shqetsimin e tij deri te drejtori i inspektoratit për përdorimin e gjuhëve të cilin e ka nga radhët e partisë së tij”.

“Tensionet ndëretnike në vend gjithmonë janë nxitur dhe krijuar nga qeveritë ku BDI-ja ka qenë pjesë and dhe atë vetëm për qëllime politike. Rastet e rrahjes së nxënësve shqiptar, vendosja e kryqit në lagjen “Aerodrom”, arrestimi i nënave të pafajshme shqiptare, të gjitha mbajnë vulën e qeverisjes së BDI-së, pastaj thirrjet raciste të “komitëve”, janë bërë në kohën kur me FFM drejton njeriu më i afër i liderit të BDI-së”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa.

Ata gjithashtu thonë se “Arbër Ademi para se të akuzoj të tjerët, ai duhet të jep llogari për tekstet fyese shkollore nga koha e tij të cilat krijojnë ndasi etnike, duke i nënçmuar nxënësit shqiptar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat