SASHK nuk heq dorë, vazhdojnë grevat në Maqedoni

Maqedonia

SASHK nuk heq dorë, vazhdojnë grevat në Maqedoni

Më: 19 prill 2022 Në ora: 16:45
Foto ilustrim

Kryetari i Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturës, Jakim Nedellkov vërtetoi se sot ka biseduar përmes telefonit me ministrin e Arsimit, Jeton Shaqiri por se nuk ka pasur marrëveshje konkrete që do të mund të ndalte grevën në shkolla dhe çerdhe.

“Biseda kishte të bëjë me gjetjen e një zgjidhje me ndonjë përqindje në mënyrë që ne të kërkojmë tek anëtarësia që greva të pushojë ose të ndalohet. Ministri thotë kaq është dhe asnjë përqindja nuk mund të shkohet më tutje”, u shpreh Nedellov.

Ai tha se edhe kërkesat tjera që i kanë dorëzuar me shkrim në ministri, edhe për ato diskutohet në qeveri.

“Këto kërkesa janë harmonizimi i pagave sipas Marrëveshjes kolektive në dy vitet e ardhshme. Të planifikohet buxheti për vitin 2023 dhe 2025, nënshkrimi i marrëveshjeve kolektive me çka rregullohen disa çështje”, u shpreh Nedellkov.

Për thirrjet e MASH dhe MPPS që të ndërpritet greva, Nedellkov thotë se si kryetar i sindikatës nuk ka fuqi t’i bind anëtarët e SASHK të dalin nga greva.

“Unë nuk vendos nëse do të ndalohet greva. Vendosin ata që bëjnë grevë. Unë jam ai që i përfaqëson interesat e tyre”, u shpreh Nedellkov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat