Gjendet një granatë e vjetër në rrethrrotullimin e ri në Dibër

Maqedonia

Gjendet një granatë e vjetër në rrethrrotullimin e ri në Dibër

Më: 20 prill 2022 Në ora: 10:41
Foto ilustrim

Një granatë e vjetër është gjetur gjatë kryerjes së punimeve të caktuara në rrethrrotullimin e ri në Dibër, që po ndërtohet në afërsi të spitalit të përgjithshëm.

Mjeti shpërthyes u gjet gjatë gërmimit për të zëvendësuar një tub uji në rrethrrotullimin që është në ndërtim e sipër.

“Granata, e cila ndoshta ka mbetur nga Lufta e Dytë Botërore, për fat të mirë nuk shpërthen. Menjëherë janë njoftuar organet kompetente dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme”, njoftojnë nga Ndërmarrja Publike Komunale “Standard”.

Ndryshe, në rrethrrotullimin, i cili është i treti në qytet, gjërat po ecin normalisht, ndërsa dje është ndërruar tubacioni ekzistues F-90, i cili është shkaktar i defekteve të shpeshta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat