​Emërtimi i qendrës kulturore thellon debatin midis RMV-së dhe Bullgarisë

Maqedonia

​Emërtimi i qendrës kulturore thellon debatin midis RMV-së dhe Bullgarisë

Më: 21 prill 2022 Në ora: 21:06
Pamje nga takimi

Një debat i ri po zhvillohet mes presidentëve të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Emërtimi i qendrës kulturore bullgare në qytetin e Manastirit me emrin e Ivan Mihajllovit, është marrë si provokim nga pala maqedonase.

Ata thonë se Mihajllov ka qenë fashist dhe bashkëpunëtor i afërt i Hitlerit dhe Musolinit. Por presidenti bullgar Rumen Radev thotë se dhjetëra mijëra bullgarë janë vrarë në kampe përqendrimi pikërisht në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Këto zhvillime kanë shtuar zërat mosbesues për nisjen e negociatave në qershor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat