Pandov: Bullgarët në mënyrë fshatarake iu qasën politikës dhe marrëdhënieve me RMV-në

Maqedonia

Pandov: Bullgarët në mënyrë fshatarake iu qasën politikës dhe marrëdhënieve me RMV-në

Më: 22 prill 2022 Në ora: 10:19
Aleksandar Pandov

Analisti Aleksandar Pandov tha se kryetari bullgar po të kishte qëllime të mira nuk do të hapte klub me emrin “Vanço Mihajlov”, por ndonjë investim në Maqedoni.

Veprimet e Bullgarisë, Pandov e quajti qasje fshatarake qasjen e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Do të vinte Kiril Petkov, si student i Hardvardit në hapjen e ndonjë ivestimi të tyre ku do të hapeshin 1000 apo 500 vende pune, çfarëdo, diçka që është shenjë e miqësisë.

Ata sërish në mënyrën më primitive të mundshme, në mënyrë fshatarake…mënyrë bullgare iu qasën politikës dhe marrëdhënieve me Maqedoninë”, tha Pandov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat