Pendarovski: Historianët bullgarë kanë ofenduar historianët maqedonas

Maqedonia

Pendarovski: Historianët bullgarë kanë ofenduar historianët maqedonas

Më: 22 prill 2022 Në ora: 11:52
Presidenti Pendarovski

Presidenti Pendarovski, në emisionin “Rruga drejt” në Alsat ka thënë se përfaqësuesit maqedonas në Komisionin e historisë janë shënjestër e ofendimeve të homologëve bullgarë.

Siç tha ai, gjatë dekadave të negociatave me Greqinë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Pendarovski gjithashtu ka folur edhe pwr futjen e bullgarwve nw Kushtetutw. “Pak njerëz mund të konfirmojnë se qeveria e Petkovit mund të zgjasë 7-8 vjet. Deri në hyrjen tonë formale në BE. Nga kush duhet të kërkojmë garanci të tilla. Kjo është politika. Qeveria e ardhshme do të thotë – atë që ka firmosur, qeveria e mëparshme, ishin tradhtarë të çështjes sonë, ne nuk na intereson. Dhe? Nuk mund ta hapim Kushtetutën sipas nevojës çdo të hënë”

“Nuk mbahet mend që një negociator apo bashkëbisedues grek, në atë kohë, të vinte dhe t’i thoshte negociatorit maqedonas – ti nuk je maqedonas. Fatkeqësisht, situata të tilla, joformalisht, ndodhin në komisionin historik”, tha Pendarovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat