Dimitrievski: Mësimdhënësit meritojnë paga më të larta

Maqedonia

Dimitrievski: Mësimdhënësit meritojnë paga më të larta

Më: 23 prill 2022 Në ora: 14:32
Dimitrievski

Kryetari i Komunës së Kumanovës shprehu keqardhje për atë që ndodh në arsim dhe se jo vetëm kriza energjetike, por edhe rritja e pagës minimale krijon probleme të caktuara në shoqëri.

“Mendoj se secili njeri meriton pagë më të larta, ndërsa pagat janë të ulëta në Maqedoni. Duhet të gjendet zgjidhje me pagat për mësimdhënësit. Unë nuk kam të drejtë të ndërhyj në pjesën e punës së organizatave sindikale. Nëse e flas si njeri, personalisht mbështes paga më të për arsye se pagat në arsim janë të ulëta”, u shpreh ai.

Sipas tij ata meritojnë më shumë se 26 mijë denarë dhe se duhet të gjendet zgjidhje.

Dimitrievski theksoi pas dy vite e gjysmë pandemi, tani kemi greva dhe se ky problemet duhet të zgjidhet me rritjen e pagave

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat