Besimi – Georgieva: PLL u jepet vendeve me politika të mira ekonomike

Maqedonia

Besimi – Georgieva: PLL u jepet vendeve me politika të mira ekonomike

Më: 24 prill 2022 Në ora: 15:12
Fatmir Besimi

Politikat e mira ekonomike dhe stabiliteti ekonomik e kualifikojnë Republikën e Maqedonisë së Veriut për përdorimin e instrumentit përkujdesje dhe likuiditetit të FMN-së, i cili u jepet ekskluzivisht vendeve me fundamente të shëndosha ekonomike. Kështu u tha në takimin e njeriut të parë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, drejtoreshës Kristalina Georgieva, ministrit të Financave Fatmir Besimi dhe guvernatores së Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezoska, që u mbajt gjatë takimeve pranverore në Uashington. Ky është takimi i parë zyrtar i ministrit të Financave të vendit me drejtorin e FMN-së gjatë takimeve në dekadën e fundit, çka tregon mbështetjen e këtij institucioni ndërkombëtar për vendin tonë.

Këtë javë FMN-ja njoftoi se Georgieva do t’i paraqesë Bordit të FMN-së kërkesën e Republikës së Maqedonisë së Veriut për përdorimin e linjës përkujdesje dhe likuiditetit (PLL). Kjo linjë, siç thuhet në faqen e Fondit, është e dedikuar ekskluzivisht për vendet me ekonomi të shëndoshë dhe politika të shëndosha ekonomike.

Vetëm vendet me vlerësime pozitive nga misioni i fundit i FMN-së mund të kualifikohen për të përdorur këtë instrument. Gjithashtu, Fondi vlerëson stabilitetin e politikave ekonomike të praktikuara nga qeveria dhe autoritetet monetare, stabilitetin financiar dhe të dhënat statistikore të publikuara.

Gjatë takimeve, ministri i Financave vuri në dukje se në fokus të politikës fiskale në periudhën e ardhshme do të jetë mbështetja e standardit të jetesës së qytetarëve dhe ekonomisë, në përputhje me sfidat e imponuara nga kriza e çmimeve dhe energjetikës. Në afat të mesëm, angazhimi i Qeverisë synon arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, konsolidimin fiskal dhe zbatimin e reformave strukturore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat