Infrastruktura rrugore dhe faktori njeri shkaqet kryesore të aksidenteve në RMV

Maqedonia

Infrastruktura rrugore dhe faktori njeri shkaqet kryesore të aksidenteve në RMV

Më: 25 prill 2022 Në ora: 00:47
Foto ilustrim

Maqedonia e Veriut për çdo vit regjistron një numër të lartë të aksidenteve rrugore të cilat në shumë raste janë me pasoja fatale për pjesëmarrësit në aksident ose raportohet për lëndime serioze. Faktorët që ndikojnë në numrin e aksidenteve janë të shumtë, por me theks të veçantë janë: faktori njeri dhe infrastruktura e dobët rrugore. Rreth kësaj problematike vendi mori vërejte edhe në Raportin e Progresit të publikuar nga Komisioni Evropian.

Për çdo vit në rrugët e Maqedonisë së Veriut ndodhin me mijëra aksidente rrugore ku si pasojë mija qytetarë lëndohet lehtë ose rëndë ndërkohë qindra të tjetër humbasin jetën. Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se në tre mujorin e parë të vitit 2022 janë regjistruar më pak fatkeqësi në trafik megjithatë numri i aksidenteve mbetet tejet i lartë gjatë vitit 2021 dhe 2020. Gjatë vitit 2020 në vendin tonë janë regjistruar 3696 aksidente trafiku me pasoja të rënda, prej të cilave  115 persona kanë rezultuar me pasoja fatale. Ndërsa gjatë vitit 2021 janë regjistruar 4069 aksidente rrugore dhe 106 persona kanë humbur jetën si pasojë.

“Kontrollet e intensifikuara vazhdojnë me intensitet të lartë edhe në vitin 2022, me qëllim që të kontribojmë që ky vit të jetë sa më i sigurt. Të dhënat e tremujorit të parë të vitit 2022 tregojnë se këtë vit vazhdon trendi i uljes së ndjeshme të numrit të viktimave në aksidente trafiku. Përkatësisht, në tre muajt e parë të vitit 2022 janë 18 viktima, që është 10 më pak në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur ishin 28. Vetëm në mars 2022 kemi katër viktima, ndërsa në mars 2021 kanë qenë 16, që është një numër katër herë më i madh se marsi 2022.Dhe për të nxitur dhe zbatuar në vazhdimësi këto kontrolle të forcuara në trafik, nga viti 2017 kemi investuar në pajisje të vazhdueshme materialo-teknike të policisë, për të krijuar kushte më të mira pune, por edhe motivim për të punuar më profesionalisht”, deklaruan për Portalb.mk nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Të dhëna shqetësuese mbi numrat e aksidenteve rrugore në vendin tonë pasqyron edhe analiza statistikore mbi numrin e fatkeqësive në komunikacion në periudhë 10 vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat